AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 21:32

Range Rover i bërë shkrumb e hi: Ja pamjet e makinës së djegur pas atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër

Range Rover i bërë shkrumb e hi: Ja pamjet e makinës së

Janë publikuar pamjet e makinës së djegur “Range Rover”, e cila u gjete pak minuta pas atentatit në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, ndërsa u plagos Arlind Bushati dhe bashkëshorti i kalimtares.

Siç shihet edhe në këto pamje, makina që dyshohet se i përket autorëve të atentatit është djegur plotësisht. Ndërsa policia ka arritur që të zbulojë brenda saj dy automatike, që autorët dyshohet se i kanë përdorur në krim.