TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama komentoi sot zhvillimet në PD.
Duke ironizuar atë që po ndodh mes kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Basha dhe liderit historik Sali Berisha, Rama tha se “sot ka një sistem disfunksional bravash klithmash, shkelmash e konfuzioni publik të përditëshëm”.
Pyetje: Per referendumet, PS bashke me PD u kane hequr të drejtën shqiptarëve te japin opinionet e tyre nër referendum, pse duhet t’u besojnë e tu përgjigjen juve me këto pyetje
EDI RAMA: Ne s’kemi nevojë për justifikme se ne kemi votat, kartonat e po të ishte për t’i bërë të gjitha këto, ato që ne mendojmë se duhen i kishim bërë, i kemi skartuar pavarësisht se cfarë.
E dyta, sa i përket që i paskemi heq të drejtën për referendum edhe kjo mund të jetë një temë e këshillimit kombëtar. Edhe kjo mund te jete teme nëse njerezit duan të ndryshojë ligji për referendumet.
E treta ju flisni për dy parti. Sot s’ka dy parti në Shqipëri aktualisht, sot ka një sistem disfunksional bravash klithmash, shkelmash e konfuzioni publik të përditëshëm.
Per sa me takon mua unë s’kam ndërmend të humbas më kohë asnjë minutë me këtë sistem, më kanë besuar mua dhe PS një mandat të tretë dhe ne duam ta përdorim kete mandat cdo sekond për të më të mirën.
Një parti e vetme këtu s’bën dot një proces, i vë bravën procesit e tjetri nxjerr shqelmin.
Pyetje: Ju do të pyesni qytetarët për një sërë çështjesh, por a do ti pyesni ju qytetarët për skandalet e njëpasnjëshme që shoqërojnë një qeverisje, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të akuzuar. Do t’i pyesni qytetarët nëse këta individë duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre apo duhet të largohen?
Edi Rama: Nuk kam nevojë të pyes qytetarët për këtë sepse vija e kuqe është shumë e qartë dhe e përcaktuar. Cilido qofte që kërkohet nga drejtësia për t’u përballur me drejtësinë, është jashtë. Kaq e thjeshtë është kjo. Pastaj të tjerave ju vërini emrat që dëshironi, ne i i vëmë emrat që kanë, qytetarët i vënë emrat e tyre.