AKTUALITET, 7 Qershor 2023, 11:20

“Sjellje prej grupi paramilitar”, Gazment Bardhi ikën nga mbledhja dhe denoncon dhunën e mbështetësve të Bashës

“Sjellje prej grupi paramilitar”, Gazment Bardhi ikën nga
Gazment Bardhi

Pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Gazment Bardhi ka dalë publikisht kundër mbështetësve të Bashës.

Ndërsa refuzoi që të votonte pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së, më 29 korrik dhe iku nga mbledhja, ai dënoi me forcë dhunën dhe gjuhën kërcënuese ndaj deputetëve të PD nga mbështetës të Bashës.

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.”, thuhet në reagimin e tij.