AKTUALITET, 15 Tetor 2022, 12:12

“Silueta e doktorit”, Alfred Lela i bën poezi Sali Berishës në 78-vjetorin e lindjes

“Silueta e doktorit”, Alfred Lela i bën poezi Sali
Sali Berisha dhe Alfred Lela

Ditëlindja e Sali Berishës ka shërbyer për të nxjerrë në pah talentin e ri të Alfred Lelës, që i ka dedikuar një poezi kreut të PD-së, i cili sot feston 78 vjetorin e lindjes.

Lela u prezantua si drejtor të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në partinë e Berishës më 20 qershor 2022, pasi kishte punuar në disa media.

“Kam kënaqësi të paraqes para jush drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin e mirënjohur, Alfred Lela. Alfredi ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve ka bërë një vit kualifikimi në Masachusets University, ka kompletuar doktoraturën me një libër, më interesantin e jetës së tij. Do të drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës së PD-së”, u shpreh Berisha, që më vonë duhet të shtojë edhe talentin e tij për poezinë.


Postimi i Lelës:

Silueta e Doktorit


Shfaqet silueta e Doktorit;
E bëjnë të mundur koha dhe vendet.
Duke udhëtuar me një salmon
Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.


Është spikamë apo krismë,
Plis malësorësh apo nyj Kanuni?
Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:
E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.


Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,
Me dy gishtat çërçillianë,
Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:
“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.


E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,
Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?
E mbushur me penelata përthyerjesh dardane
Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n'ballë.

Silueta e Doktorit na bën me hije.
Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.
Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret' Lir.
Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim.