TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit.
Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse që sot janë në rrugë.
“Çfarë po ndodh me këtë qeveri? Me sa mend shkatërroni një shkollë me eksperiencë, me staf të kualifikuar dhe nxënës ekselentë. Çfarë do ndodh me ne? A e mendoni dot? Jeni vetë një nënë e duhet të logjikoni ndryshe pas gjithë këtyre që po bëni. Pas gjithë këtyre është turp të kesh një nënë si ty. Nëse s’je në gjendje të drejtosh arsimin të lutem hiq dorë nga ky post. Sot unë jam një maturante, ju të lini në mes të rrugës. A do keni fytyrë të na dilni para? Ku je sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh, boll me përrallat që thoni në televizione. E dimë jetojmë në Shqipëri e gjithcka mund të ndodhë. Ju bëjmë thirrje jepni dorëheqje e e mbytët arsimin, dil poshtë dhe jepu përgjigje pyetjeve tona”, tha njëra nga nxënëset maturante të shkollës.
Një maturante tjetër tha: Vij nga Bulqiza, prindërit e mi kanë sakrifikuar për të më edukuar në një nga shkollat më elitare. Sot 160 nxënëse janë në rrugë pa asnjë arsye, sot po kalojmë stres e ankth. Ne maturantët jemi mësuar me këtë sistem edukimi. Po luhet me fatin tonë bazuar në arsyet qesharake.
Zëri ynë sot duhet të dëgjoghet për të mos luajtur më me të ardhmen dhe edukimin e këtij brezi. Po nëse në vendin tonë sot do ishte vajza juaj, vallë si do të vepronit?”
“Si të mos emigrosh kur nuk na lini as të shkollohemi? Anullo mbylljen e “Mehmet Akif”“, tha një tjetër nxënëse.
Pak ditë më parë, me vendim qeverie, shkolla turke private ‘Mehmet Akif’ u mbyll pasi kryeministri Rama tha se institucioni ka kryer shkelje ligji.
“Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licensës.” shkruante Rama në rrjetet sociale.