TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”.
Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera.
Në pamjet e nxjerra nga hakerat të cilat nuk po i publikojmë për arsye sigurie shihen të arrestuarit që mbahen ne qendrat e paraburgimit dhe sjelljet e tyre në qeli.

Palalelisht hakerat zhvendosin fokusin në ambientet e ndryshme të komisariatit duke fokusuar edhe sjelljet e efektivëve të policisë dhe komunikimet e tyre në korridore.
Ata kanë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në pikat kufitare hyrëse dhe dalëse të vendit tonë.