AKTUALITET, 26 Shtator 2022, 10:24

Nxënësit e "Mehmet Akif" protestojnë para ministrisë së Arsimit: Anulo vendimin për mbylljen e kolegjit!

Nxënësit e "Mehmet Akif" protestojnë para

Nxënësit e kolegjit privat ‘Mehmet Akif’, i cili u mbyll pak ditë më parë me vendim qeverie, me motivin se nuk plotësonte kushtet ligjore, po protestojnë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Me thirrjet "Anulo vendimin!", nxënësit kërkojnë shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.

Për mikrofonin e “MCN live” , nxënëset e kolegjit turk janë shprehur të indinjuara dhe kanë kërkuar kundështrimin e vendimit si dhe një vendim të dytë të Ministrisë së Arsimit.

Duke menduar një zhvendosje të mundshme në gjimnazet dhe shkollat tjera në vend, disa nga maturantët protestuese janë shprehur se kolegjet private në Tiranë, nuk pranojnë më maturantë tashmë kur procesi mësimor ka filluar dhe si e tillë rrezikohet matura e tyre.