AKTUALITET, 1 Tetor 2022, 18:32

Makina përplas 3-vjeçarin në Durrës

Makina përplas 3-vjeçarin në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një makinë ka përplasur një fëmijë tre vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.