TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin. Seanca gjyqësore mësohet se do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14:30.
Kujtojmë se seanca e kaluar u shoqërua me debate. Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është paraqitur në seancë.
Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.