TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu është përgjigjur deklaratave të ministrit Taulant Balla, ku ky i fundit kujtoi për kolegët demokratë se sa e përcakton kodi dënimet për zjarrvëniet në institucione. Ky paralajmërim ishte për kaosin dhe incidentet në Kuvend.
Bardhi u shpreh se vendimet arbitrare për përjashtimin e deputetëve të opozitës nuk e pengojnë aksionin e opozitës dhe nuk janë shqetësim për të.
“Janë shenja të një regjimi që po i bën shërbimit më të keq besimit të qytetarëve. Është e papranueshme që ministri i Brendshëm të japë udhëzime se çfarë duhet të një institucionet e drejtësisë. Ato institucione nuk janë ë vartësi të Tualant Ballës. Do të ishte e papranueshme për një shtet ligjor që prokurorët ti vërsulen opozitës se kërkojmë të drejtat tonë. Nuk na trembin dhe as na intimidojmë. Unë di që në radhët e drejtësisë ka prokurorë të ndershëm.
Kur mbyllet çdo rrugë institucionale, pa diskutim që kadhe do ketë nevojë për mbështetje dhe protestë të qytetarëve. Protesta në Parlament nuk i bëjmë për veten tonë. Besoj se çdo qytetar e ka për detyrë që të reagojnë. Jemi para një regjimi në të gjitha tiparet e tij.”, u shpreh Bardhi.