AKTUALITET, 20 Shtator 2024, 14:45

Shtyhet procesi gjyqësor, Salianji: Kemi fituar mbi 600 gjyqe ndaj personazheve të PS

Shtyhet procesi gjyqësor, Salianji: Kemi fituar mbi 600 gjyqe ndaj

Është shtyrë për në 26 shtator seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Në një dalje për mediat Salianji tha se një i dënuar për trafik droge po zgjat gjyqin.

“Sot u përballa në gjykatë sepse një i dënuar për trafik ndërkombëtar droge jetonte në Shqipëri për mbrojtjen që i jepte ministri vëllai i tij. Një i dënuar për trafik droge po stërzgjat gjyqin.

Nga audio në Gjykatë u vërtetua nuk ka asnjë provë që mund të më inkriminojë. Shiheni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkrete, unë kisha argumente, argumenti i palës tjetër, që është avokati i ish-ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Kemi fituar mbi 600 gjyqe ndaj personazheve të PS, për denoncimet që kemi bërë si Parti Demokratike.”, tha Salianji.