TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore një ditë më parë ekzekutoi masat e arrestit për 22 punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”. Për 6 prej tyre u dha masa e sigurisë “arrest në burg”, për 4 “arrest në shtëpi” ndërsa për 12 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.
Këta persona, kanë keqpërdorur aksesin në sistemet e policisë. Ata konstatonin shkeljet e drejtuesve të automjeteve kryesisht me targa të huaja në terren, vendosnin gjobat por nuk i pasqyronin në sistem me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat në shumën prej 2.200.000 lekë.
Mësohet se janë kryer gati nëntë muaj hetime. Pas hetimeve të imtësishme, AMP ka arritur të zbërthejë skemën e vjedhjes se 22 punonjësve të policisë rrugore në Kukës. Ka qenë një denoncim i bërë nga një qytetar i Kosovës i cili ka denoncuar se pavarësisht se për një gjobe të marrë ne Kukës kishte dhënë paratë policëve, gjoba nuk ishte paguar prej këtyre te fundit. Vjedhjet sipas AMP, janë kryer kryesisht në vitin 2023. Kryesisht vjedhja e Gjobave është bërë në aksin Milot-Morinë, me anë të radarit, ku shkeljet bëheshin për shpejtësi me gjoba nga 20 mijë deri ne 50 mijë lekë.
AMP ka mundur që të gjejë proceverbale të gjobave dhe materiale të tjera të cilat pavarësisht se ishin plotësuar nga policet nuk ishin paguar. Sipas asaj çfare parashikohet në kodin e policisë rrugore Mjetet me targa të huaja kur gjobiten deri në momentin kur të paguhet gjoba nga drejtuesi mjetit dokumentet, leje qarkullimi dhe patenta mbahen nga punonjësi i policisë ose mënyra tjetër, drejtuesi i makinës mund ta bej shlyerjen e gjobës në dorë te polici, ku polici duhet ti japi mandat arkëtimi.
Në rastin e punonjësve të policise që u arrestuan drejtuesit e mjeteve e kanë bërë pagesën tek punonjësi i policisë ku punonjesi i policise nuk e ka paguar gjobën në sistem, dhe në sistem dalin të pa paguara. Në sistem kur janë kontrolluar gjobat nga zyra e financave kanë dalë të pashlyera. Duke keqpërdorur aksesin në sistemor dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.
Për një vit gjobat ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total, dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.