TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për median italiane T7. Ndërkohë që intervistohej nga gazetari Federico Markoni, ky i fundit e pyeti për një kukull me fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin, që Rama mban në tavolinë.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se arsyeja se përse e mban, është sepse i pëlqen që Putin ta shohë si kukull.
“Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironisë, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht”, shprehet Rama.