AKTUALITET, 8 Janar 2024, 10:17

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Rezart Taçit, avokatja kërkon pushimin e çështjes

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Rezart Taçit, avokatja kërkon

Procesi gjyqësor ndaj Rezart Taçit është shtyrë për në datën 18 janar. Kjo pasi avokatja e tij ka kërkuar pushimin e çështjes,  me argumentin se Italia e ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit atje.

Mësohet se argumentet e vetë, avokatja, do t’i paraqesë me shkrim.

Procesi ndaj Taçit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Ndërkohë edhe seanca e parafundit e mbajtur më 18 dhjetor, ishte shtyrë për ditën e sotme.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me burg shoferin dhe kunatin e biznesmenit të hidrokarbureve, Rezart Taçi.

GJKKO ka dënuar me 10 vite burg shoferin Bledar Lilo dhe me 11 vite burg kunatin, Artur Ballën, të cilët janë të akuzuar për “pastrim parash”.

Ka akuza se Taçi me grupin e tij për të pastruar para në vendin tone, të një shifre mbi 18 milion euro. Përveç dy personave, të cilët morën dënimet përkatëse nga GJKKO, Taçi mësohet se për të realizuar skemën e pastrimit të parave kishte përdorur edhe katër shtetas italianë.