TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar për vdekje me snajper. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, ndërsa viktima është një 22-vjeçar i identifikuar si Gezim Sinomataj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari Sinomati ndodhej në banesën e tij.
Gëzim Sinomati dyshohet se është ekzekutuar me "snajper" sapo ka dalë në ballkonin e katit të tretë të pallatit ku kishte apartamentin.
Raportohet se i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika. Ndërsa vendngjarja është blinduar nga forcat e policisë, të cilat po zhvillojnë kontrolle edhe në banesat përreth në përpjekje për të kapur autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle në banesa të ndryshme. Dyshohet se snajperisti ka qenë në ndërtesën përballë pallatit ku banonte viktima.
Ndërkohë bëhet e ditur se xhaxhait të përsonit që ka mbetur viktimë e një ekzekutimi mafioz në Vlorë vetëm 2 vjet më parë i kanë hedhur ne erë makinë me tritol.
Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, tre persona ishin shoqëruar për ngjarjen, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit.
"Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë"-njoftoi policia.