TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Goditja në tru po shton pacientët dhe në Shqipëri. Rastet me hemorragji dhe ishemi sipas Entela Bashës neurologe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, janë rreth 30% më shumë se pesë vite më parë. Ndonëse konsiderohen kryesisht sëmundje e moshave mbi 60 vjeç mes tyre ka dhe të rinj.
“Ne kemi në spital raste dhe 40 vjeç apo nën 40 vjeç … Vetëm në urgjencën e QSUT vijnë minimalisht 7-8 rastë me aksidente vaskulare çdo ditë. Minimalisht vetëm në shërbimin neurovascular kemi nga 800 në 1 mijë raste të shtruar, mendo ato që kthehen në rrethe ose trajtohen në shërbime të tjera”
Bllokimi i një ene gjaku në tru çon në ishemi ndërsa çarja e saj në hemorragji. Në të dy rastet mjekët rendisin disa shkaqe. “Hipertensioni, obeziteti, duhanpirja, sëmundjet e zemrës dhe koagulimit të gjakut bëhen shkak për aksidente vaskulare cerebrale. I atribuohet edhe stresi që nxit faktorët e modifikueshëm”
Aksidentet vaskulare cerebrale nuk paralajmërojnë. Shenjat që shfaqin janë të menjëhershme ndërsa koha e mbërritjes në spital vendimtare. “Ndjenë mpirje dore, këmbe, probleme me shikimin, ekujlibrin, dhimbje koke. Këto nisin menjëherë dhe pacientë duhet ti referohen sa më shpejt në spital se sot brenda 3 orëve të para ka alternativa trajtimi që ulin vdekshmërinë dhe shkallën e invaliditetit.”. Tendencë rritje të tyre mjekët vërejnë në Europë dhe Amerikë. Në Shtetet e Bashkuara një individ bën strok çdo 40 sekonda ndërsa çdo 4 minuta referohet se një person humb jetën prej tij.