TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat bëri një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se dosja Balluku është ndarë. Sipas tij, SPAK ka ndarë çështjen në dy dosje, një për Ballukun dhe tjetrën për Ramën.
“Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, ka theksuar se pezullimi nuk është në shkelje. Edi Rama ka hallin se është në radhë. Pas Lubisë…e keni marrë vesh që është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës. Nuk do të jem indiferent.
Por do të jenë ata që do të imponojnë nëse kërkon ky që t’i konfiskojë në këtë mënyrë. Dje për herë të dytë, iu përmendi gjykatësve rrogat sikur i ka nga fondet e Surrelit.
Akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet që t’i kërcënojë. Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të gatshëm për protesta, për t’u ndarë nga këta hajdutë që si ka pasur kurrë shteti shqiptar.”, tha Berisha.
Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me presionin siç e cilësoi ai të kryeministrit Edi Rama ndaj GJKKO-së, e cila vendosi masën pezullim nga detyra për zv.kryeministren, Belinda Balluku.
"Dënoj me forcën më të madhe presionin terror të Edi Ramës ndaj GJ K. dënoj në një akt të pashembullt , dje ai ka ndërmarrë dy sulme të egra që tejkalon dhe Maduron e Venezuelës ndaj GJK.Në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së SH GJ ku ata dënonin ndërhyrjet brutale, të E R mbi GJ KJ për të mbrojtur vjedhjen e tij me tunelin e Llogarasë. Është kapur mat, nuk ka ku lëviz. Nuk del dot më dhe u vërsulet me një gjuhë dhe Maduro do ia ketë lakmi kur t’ia përkthejnë", deklaroi Berisha.