TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Evropa 2030 nuk është shpresë për Shqipërinë, por një destinacion. Kreu i qeverisë në një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë tha se “BE duhet të mbajë premtimin”.
Sipas tij “anëtarësimi në 2030 është i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën, por ta ndërtojmë Evropën këtu”.
“Evropa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion. Busulla është e qartë drejt BE. Negociatat janë të hapur, kapitujet po ecin përpara.
Objektivi ynë është realisht dhe i arritshëm, me një kusht që Evropa të mbajë premtimin dhe që sëbashku ne ti përmbahemi kalanderit për të cilën jemi marrë vesh. Anëtarësimi në 2030 është i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën, por ta ndërtojmë Evropën këtu.
Ne jemi kaq të zellshëm për të ndjekur këtë rrugëtim drejt Evropës. Evropa nënkupton institucione dhe standarde. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër”, tha nder te tjera Rama.
Ai tha se shumë grupkapituj të Shqipërisë janë hapur, ndërsa shtoi se vijohet me zbatimin e reformave. Rama iu bëri thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në vendin tonë.
“Kapitali nuk zgjedh rastësisht dhe këtë ne e dimë, shkon aty ku ka potencial. Sot Shqipëria është kjo. Një vend me stabilitet dhe drejtim. Po kthehemi një korridor zhvillimi nga veriu në jug.
Porti i ri i Durrësit do të bëhet një nga hapjeve më të të rëndësishme në Mesdhe që lidh Europën me Shqipërinë dhe Ballkanin. Shqipëria ka një rritje që nuk vjen nga sloganet por nga reformat.
Po ndërtojmë një shtet të thjeshtë e të efektshëm. Eruopa 2030 nuk është shpresë por destinacion dhe busulla jonë është e qartë. Negociatat janë të hapura, objektivi ynë është realist dhe i arritshëm me një kusht, që Europa të mbajë premtimin dhe që së bashku ne t’i përmbahemi kalendarit për të cilin jemi marrë vesh bashkarisht. Anëtarësimi në 2030 është absolutisht i mundshëm. Nuk jemi duke pritur për Europën, por të ndërtojmë Europën këtu.
Europa nënkupton standarde. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër. Investitorët duhet të kuptojnë që ky është momenti dhe ne jemi gati për investime afatgjata. Besoni tek kjo Shqipëri që po transformohet dhe bëhuni pjesë e historisë. Shqipëria nuk është shumë e madhe ndaj nxitoni para se hapësirat të mbarojnë”, tha ai.