AKTUALITET, 10 Dhjetor 2025, 13:59

Operacioni i SPAK: Në banesat e fisit Rraja u gjetën dhe sekuestruan 430 mijë euro, automjete dhe ora Rolex

Operacioni i SPAK: Në banesat e fisit Rraja u gjetën dhe sekuestruan

Gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të fisit Rraja, që ranë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka gjetur dhe sekuestruar vlera të konsiderueshme parash që kapin shifrën e 430 mijë eurove.

415 mijë ishin në euro, ndërsa pjesë tjetër në lekë dhe dollarë.

Po ashtu, u sekuestruan edhe automjete dhe ora Rolex. Në pranga ranë Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS Rrahman Rraja dhe dy kushërinjtë e tij, Gazmir Rraja dhe Përparim Rraja.