AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 11:21

'Shqipëria rol kyç në NATO', Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën, ambasada e SHBA: U theksuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve

'Shqipëria rol kyç në NATO', Takimi i gjeneralit

Ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të gjeneralit amerikan Christopher Cavoli me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se gjenerali dhe Rama kanë theksuar lidhjet e forta mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Po ashtu, ambasada shton se Shqipëria ka rol kyç në NATO.

“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan ambasada.