AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 10:59

Firmoset urdhëri për kompensimin ushqimor për policët: Pagesat kalojnë në kartë nga sot e në vijim. Ja shumat

Firmoset urdhëri për kompensimin ushqimor për policët:

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka firmosur një urdhër për  miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.


Urdhri mban datën 17 shtator 2024 dhe i është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë drejtorive të policive, të cilët urdhërohen të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin dhjetor 2023, në llogarinë e pagesën së punonjësve të policisë.

Gjithashtu urdhërohet kalimi i shumës përkatëse, për periudhën janar-gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë kartës së posaçme të ushqimit këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë.

Në urdhrin që mban firmën e drejtorit Bizhga urdhërohet që për muajt në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse