AKTUALITET, 6 Shkurt 2022, 12:41

Gjirokastër/Ministrja e Kulturës, Margariti: Ja si do të restaurojmë banesat e vjetra

Gjirokastër/Ministrja e Kulturës, Margariti: Ja si do të

Përmes një nisme të qeverisë, banesat e vjetra të rrënuara në Gjirokastër do të mund të rijetëzohen. Kjo synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore, përmirësimin e  imazhit të qyteteve dhe krijimin e kushteve për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti theksoi se kjo nismë më parë do të kishte qenë e vështirë për shkak të modelit që propozohej. Por, sipas saj duke parë rijetëzimet e saj çfarë ka ndodhur në qendrat historike si pazari i Korçës, të Vlorës dhe Qafën e Pazarit.

“Kjo është një vazhdë e një rrugëtimi të mirë dhe të shëndoshë, që ka pasur jo pak polemika nga ana juaj dhe nga profesionistët e fushës se cili do të ishte rijetëzimi. Por ne jemi të bindur në këtë rrugë falë edhe besimit që është krijuar mes qeverisë dhe privatit”, theksoi ministrja e Kulturës.

Përgjatë viteve dhjetëra monumente kulture janë zhdukur përfundimisht nga lista e trashëgimisë kulturore si pasojë e amortizimit.

Pamundësia ekonomike e familjeve gjirokastrite për t’i mirëmbajtur shtëpitë e vjetra me përmasa të konsiderueshme dhe numri i lartë i pronarëve që nuk gjejnë një gjuhë dakordësimi i ka çuar këto vlera historike drejt rrënimit.