TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.
“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.
Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”.