AKTUALITET, 9 Shtator 2022, 11:37

Kreu i Konfidustrias replikon me Ramën: Të shmanget kontrabanda masive e karburantit

Kreu i Konfidustrias replikon me Ramën: Të shmanget kontrabanda masive

Kreu i Konfidustrias Gjergj Buxhuku ia tha në sy kryeministrit Edi Rama ditën e sotme se kontrabanda e karburantit në vendin tonë është bërë shkak për rritjen e çmimit.

Ai deklaroi se kriza duhet të ishte menaxhuar më shpejt pasi është lajmëruar një vit më parë ndërsa shtoi se Shqipëria mund të ishte e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të energjisë. Rama tha se synon që në vitin 2030 Shqipëria të bëhet vend eksportues i energjisë elektrike.

Gjergj Buxhuku: Janë të gjitha mundësitë që duke mënjanuar kontrabandën masive, ulja e çmimeve të përballohet por të dalim edhe plus. Mjafton të luftohet kontrabanda masive në karburant.

I kemi mundësitë. Duhet të ishte punuar më shpejt sepse kriza u shpall para një viti, që ne duke qenë se jemi të pavarur nga tregjet ndërkombëtare të energjisë, jo vetëm të përballonin por nëse do ishim të aftë mund të kishim fituar epërsi strategjike.

Ia kam paraqitur ministrave të Financave sepse ju nuk keni ministër ekonomie të mirëfilltë. Jemi në prag të negociatave të kapitujve për anëtarësim në BE. Ju keni marrë nismat për tregjet rajonale.

Do të kërkoja që të mos bëjmë paraqitjen duke nënshkruar me sy mbyllur marrëveshjet tregtare që na i vënë përpara të tjerët. Shumë sektorë industrialë në Shqipëri nuk janë hapur prej këtyre marrëveshjeve që janë nënshkruar me sy mbyllur.

Do të kërkoja nga ju që t’i kushtonit rëndësi të madhe kësaj në mënyrë që në tavolinat me partnerët tuaj për hapjen e tregjeve rajonale të jemi të përgatitur dhe jo vetëm për një paraqitje televizive. Pasojat janë si ato bombat me sahat. Serbia nuk është tregtar i OBT-së sot e kësaj dite. Jo më kot. Mund t’ia bëni partnerëve tuaj këto pyetje.

Edi Rama: Kjo është një gjë që e dëgjoj shpesh por nuk ka asnjë bazë.

Gjergj Buxhuku: Kjo është një temë e gjatë dhe unë mund të jap një përgjigje. Sistemi energjetik shqiptar ka kapacitete më shumë se konsumojmë.

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë. I dashur ky nuk është opinion.

Gjergj Buxhuku: Kjo ishte njëri argument. I dyti është fakti i menaxhimit të sistemit ka problematika. Duke filluar nga viti 2021 ju e keni të qartë që problematikat janë të mëdha

Edi Rama: Unë kam të qartë një gjë të tjerët që falë menaxhimit të sistemit po e përballojmë goditjen

Gjergj Buxhuku: Ka shumë folklor në këtë temë dhe shumë paqartë dhe mjegull si rezultat i folklorit. Shqipëria nuk prodhon edhe në vitin e saj më të mirë. Sepse nuk ka mundësi ta prodhojë të gjithë energjinë që konsumon. Shqipëria nuk është e pavarur në burimet energjetike.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet t’i nënshtrohet logjikës së çmimeve të rritura në mënyrë katastrofike në tregun ndërkombëtar.

Ajo që ne po bëjmë është zbatimi hap pas hapi për ta pavarësuar Shqipërinë në aspektin energjetik dhe për ta kthyer brenda vitit 2030 në eksportues. Ky është objektivi dhe për këtë arsye po ecim me ndërtimin e Skavicës. Mungesa e saj është një nga arsyet pse ne nuk jemi të pavarur në aspektin energjetik.