AKTUALITET, 7 Gusht 2022, 19:12

Shqipëria në flakë! Zjarri përfshin masivin pyjor në Ersekë, banorë dhe zjarrfikës mobilizohen për neutralizimin e flakëve

Shqipëria në flakë! Zjarri përfshin masivin pyjor në

Një vatër e re zjarri u evidentua pasditen e kësaj të diele në një zonë pyjore në Ersekë. Banorët e zonës së bashku me ekipet zjarrfikëse u organizuan për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri të jetë vendosur qëllimisht, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave përgjegjës për vënien e zjarrit.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikësve ka bërë që flakët të neutralizohen dhe mësohet se ata janë drejt fundit të aksionit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme pati një rritje të përhapjes së zjarreve në vend, ku flakët përfshinë një zonë me vreshta në Mirditë, duke rrezikuar dhe banesat. Gjithashtu një vatër tjetër u evidentua në zonën e Krujës.