TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfshihet nga flakët një autobus në qytetin e Durrësit. Dyshohet se autobusi i linjës së Porto Romanos ka pësuar një defekt teknik ç’ka ka shkaktuar dhe flakët.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona, por vetëm dëme materiale.
Siç shihet nga pamjet, autobusi është shkrumbuar thuajse totalisht.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.