TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, Michela Matuella, e cila ishte pjesë e konferencës së parë antikorrupsion tha se Shqipëria është gati për çeljen e negociatave.
Sipas saj, sfidat dhe problemet ekzistojnë, por rezultatet e arritura deri tani janë vlerësuar nga Komisioni Evropian. Matuella bëri thirrje që reformat të mos ndalen, pasi edhe metodologjia e zgjerimet e parashikon këtë.
“Shqipëria është gati për çeljen e negociatave. Kjo nuk do të thotë që sfidat dhe problemet nuk ekzistojnë, sepse po të ishte kështu Shqipëria do ishte anëtare. Por ne i kuptojmë rezultatet konkretet. Prandaj ne dëshirojmë që negociatat të çelen me Shqipërinë. Meqë ne e shikojmë si ka ecur reforma, çfarë rezultate janë arritur kanë qenë të qarta.
Shqipëria duhet të konsolidoje me tepër këto rezultate. Kjo është arsye pse reformat nuk duhet të reshtin.
Metodologjia e rishikuar flet për këtë çështje. Vlerëson punën që keni bërë dhe po bëni”, u shpreh Matuella.
“Shqipëria ka marrë të gjitha masat që të zbatojë një reformë në drejtësi që ishte e plotë dhe thelbësore. Është bërë shumë punë për ta vendosur Shqipërinë në hartën e atyre vendeve që janë gati për të ndërmarrë reforma kurajoze”, u shpreh zyrtarja e BE.