AKTUALITET, 15 Dhjetor 2022, 14:06

“Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë e fuqinë blerëse”- Braimllari: Keqqeverisja, çmimet e larta e korrupsioni po detyrojnë shqiptarët të lënë vendin

“Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po e çon Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse.

Duke iu referuar raportit të Eurostat, Braimllari në një postim në rrjetet sociale thotë se “keqeverisja dhe korrupsioni e rendisin sërish Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse”.

“Pikërisht të ardhurat e pakta, çmimet e larta, korrupsioni, mungesa e drejtësisë po detyrojnë shqiptarët që të lënë vendin çdo ditë dhe të rrezikojnë jetën me gomone për të shkuar në Angli.

Ndaj nevoja për ndryshim është bërë domosdoshmëri, në mënyrë që çdokush të mund ta krijojë të ardhmen e tij në vendin e vetë”, shkruan Braimllari.

Qeveria e çon Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse
Keqeverisja dhe korrupsioni e rendisin sërish Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse.

Pra Shqipëria është e fundit, jo vetëm krahasuar me vendet e Bashkimit Europian që kanë një standard tjetër jetese, por edhe me të gjitha vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2021 Shqipëria kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.

Maqedonia e Veriut këtë tregues e ka 42%, Serbia 44%, Mali i Zi 48%.

Madje edhe Bosnjë Hercegovina, një vend me pasiguritë mëdha politike dhe institucione të brishta, renditet përpara Shqipërisë me 33% të mesatares së BE-së.

Edhe sa i përket fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate.

Pikërisht të ardhurat e pakta, çmimet e larta, korrupsioni, mungesa e drejtësisë po detyrojnë shqiptarët që të lënë vendin çdo ditë dhe të rrezikojnë jetën me gomone për të shkuar në Angli.

Ndaj nevoja për ndryshim është bërë domosdoshmëri, në mënyrë që çdokush të mund ta krijojë të ardhmen e tij në vendin e vetë.