AKTUALITET, 17 Prill 2023, 15:21

Shqipëria e dyta pas Rumanisë/ Në një vit 5210 raste dhune ndaj grave, kush është qyteti me më shumë denoncime (Raporti)

Shqipëria e dyta pas Rumanisë/ Në një vit 5210 raste dhune

Një mijë raste dhune në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti. Këto të dhënë të frikshme janë publikuar nga OBSH. Raportohet se 510 gra janë pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa qyteti me denoncimet më të mëdha të dhunës është Tirana.

Sa i përket vitit të kaluar janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 5210 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe ka filluar procedimi penal për 1887 raste të kësaj vepre penale. Të dëmtuar nga dhuna dhe krimet e tjera në marrëdhëniet familjare, në total, për vitin 2022, janë 5225, prej tyre 3767 janë gra dhe vajza dhe 266 fëmijë.

Raporti i publikuar nga OBSH-së, rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon fenomenit të dhunës ndaj grave në Europën Qendrore. Referuar shifrave rezulton se 5% e grave në vendin tonë dhunohen. Në 4 muajt e parë të këtij viti nga krimi kanë humbur jetën 7 gra dhe vajza ndërsa gjatë vitit të kaluar 12 ku 6 prej të cilave për marrëdhënie familjare.