TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se historia e aeroportit të Vlorës, është një sherr mes dy personave "për të ndarë plaçkën".
Tomorri tha se për aeroportin nuk ka patur garë dhe e kanë marrë njerëz që nuk kanë ardhur në Shqipëri për biznes por "për të kapur ndonjë gjë". Tomorri tha se aeroportin mund ta marrë shteti.
"Teza që është lënë aeroporti në Rusi është nul, nuk lihet dot pa firmën e ministrisë së Infrastrukturës që nuk ka ndodhur. Si ai që shiste kullën e sahatit. Delfos nuk është rus, merr para edhe në Amerikë, ato para që ka marrë Pacolli, kanë ardhur nga fond amerikan.
Historia është këtu, nuk ka një ëngjell dhe një djall, aty janë dy plaçkitës dhe tani po zihen për të ndarë plaçkën, kaq është kjo histori, jo po rusi…
Kemi bërë emision javën e kaluar, diskutuam a mund të hyjë shteti të marrë aeroportin dhe mund të hyjë. Ishte problemi i arbitrazhit por ata nuk shkojnë dot në arbitrazh, pasi me ato akuza që i kanë bërë njëri tjetrit, nuk ka gjykatë që u jep të drejtë.
Me deklaratat që ka bërë, kanë qenë në keqbesim që në fillim, kanë bërë marrëveshje të fshehta. Kanë marrë koncesion, të garantuar me 140 mln euro nga paratë e shqiptarëve, dhe do të marrin paratë, po zihen si të ndajnë plaçkën. Ata nuk kanë ardhur për biznes normal, por për të kapur një gjë. Siç thonë njëri me tjetrin, na u tha kështu, e me rardhë. Nuk ka patur garë, por proces fiktiv.
Nëse bëhesh palë dhe pranon këto, të të them je i nderuar? Plaçkitje po bëhet aty", deklaroi Tomorri.