TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka rinovuar pasaportën në zyrat e kompanisë shtetërore “IdentiTek”, e cila ka marrë shërbimin pas përfundimit të kontratës me koncesionarin Aleat.
Balla, në një postim në Facebook, shkruan se qytetarët, për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe më pas të paraqiten në të njëjtat zyra aplikimi si më parë, tashmë zyrat e “IdentiTek”.
Ndërsa qytetarët që kanë blerë kuponët e vjetër të ish-koncesionarit Aleat dhe nuk i kanë përdorur, të shkojnë në zyrat e Postës Shqiptare dhe t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të “IdentiTek”.
Njoftimi i Taulant Ballës:
Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”.
Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe më pas të paraqiten në të njëjtat zyra aplikimi si më parë, tashmë zyrat e “IdentiTek”.
Qytetarët që kanë blerë kuponët e vjetër të ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, të mos shqetësohen. Thjeshtë shkoni në zyrat e Postës Shqiptare dhe t’i shkëmbeni me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”.
Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).