AKTUALITET, 1 Mars 2024, 16:34

Shpërthimi i fuqishëm me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur, Balla shkon me urgjencë në spitalin e Lushnjës

Shpërthimi i fuqishëm me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbërritur në spitalin e Lushnjës, aty ku ndodhen të plagosurit e shpërthimit që ndodhi pasditen e sotme në një magazinë që ishte në ndërtim.

Një person humbi jetën në një fabrikë në ndërtim, dhe 4 të tjerë u plagosën. Mes të plagosurve raportohet se është dhe deputeti i PS-së, Bujar Çela. Raportohet se viktimë nga incidenti i rëndë ka mbetur Roland Hoxha, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tre personave të tjerë të plagosur. 

Mësohet se gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.