TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Lushnjë. Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i plasmasit në Lushnjë. Nga të dhënat zyrtare, dy persona kanë humbur jetën dhe tetë janë plagosur. Mes të plagosurve është dhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.
Mësohet se gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.
"Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore. Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.", sqaron policia.