TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet italiane janë duke hetuar për një rrjet prostitucioni për fëmijë, pas arrestimit të 17-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedaj në një zonë pyjore në Itali. Ngjarja ka ndodhur në 28 janar, ku 39-vjeçari shqiptar u gjet i masakruar në Treviso të Italisë.
Duke folur me hetuesit, 17-vjeçari ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë. Ai gjithashtu ka raportuar për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.
“Historia është më komplekse seç duket”, ka thënë avokatja e të miturit, Elisa Berton, pas përfundimit të seancës gjyqësore. Motivi i krimit mbetet ende mister. Paraditen e sotme, 17-vjeçari u mor sërish në pyetje dhe tani ndodhet në paraburgim në burgun e Trevisos, ku monitorohet vazhdimisht. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga puna e hetuesve, të shtunën e datës 20 janar 17-vjeçari është paraqitur në takim me një thikë të fshehur poshtë rrobave. Në momentin që ndodhej vetëm me 39-vjeçarin në pyll në Via dei Colli, e goditi rreth 20 herë me thikë.