TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur sot fushatën në qarkun e Tiranës, ku edhe do të kandidojë si deputet në zgjedhjet që do të vijnë.
Në një postim në Facebook, Meta ka ndarë video nga takimi me qytetarët e bashkisë Kamëz. Ai shprehet se takimet e drejtëpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.
100 mijë duar për 100 mijë zemra (vota).
Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë.