AKTUALITET, 11 Mars 2024, 16:18

Shpërthen në flakë automjeti në aksin Rrapsh-Hot, shpëton mrekullisht shoferi

Shpërthen në flakë automjeti në aksin Rrapsh-Hot,

Një mjet ka marrë flakë në aksin rrugor Rrapsh-Hot, teksa ka arritur të shpëtojë shoferi me iniciale A. P.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:05. Sipas policisë dyshohet se shkak i flakëve ka qenë një shkëndije elektrike.

Flakët kanë djegur mjetin dhe ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.