TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lezha është përfshirë nga era e fortë me stuhi shiu. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e lundrimit detar për peshkarexhat dhe mjetet e vogla të peshkimit në Shëngjin.
Forca e dallgëve të detit ka arritur deri në 8 ballë dhe shpejtësia e erës është mjaft e fortë.
Po ashtu stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, pasi ka dëmtim të linjave. Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa moti i keq pritet të jetë prezentë edhe gjatë ditës së martë.