TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës për të tejkaluar krizën në Kuvend janë të hapura dhe duket se këto kanë nisur në nivel kryetarët.
Ditën e sotme nuk ka pasur kontakte mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit, raporton News 24.
Kujtojmë që negociatat kanë nisur që prej një jave, me ndërhyrjen e kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.
Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.
Pas negociatave intensive të dy javëve të fundit mes kryetarit të grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçit dhe homologut të tij demokrat Gazment Bardhit, pritet që opozita të heqë dorë nga strategjia bllokuese që në seancën e 21 marsit.
Kompromisi, që me shumë gjasë, do të finalizohet në fillimin e javës së ardhshme, është arritur pasi socialistët kanë pranuar një nga dy kërkesat e panegociueshme të demokratëve, atë për Komisionet Hetimore, ndonëse pjesërisht. Shumica ka pranuar dy prej tetë kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por nuk bëhet e ditur se cilat prej tyre.