AKTUALITET, 1 Gusht 2022, 21:12

Shoferi humb kontrollin, "BMW"-ja përfundon brenda gjykatës së Dibrës, plagoset roja

Shoferi humb kontrollin, "BMW"-ja përfundon brenda gjykatës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Dibrës, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka pëfunduar në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Dibër/ Informacion paraprak

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.