TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit ka në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit.
Abc news raporton se nga kqyrja e dronit është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.
Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.
Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizëz për nje tjetër droni të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë.