AKTUALITET, 26 Nëntor 2023, 20:19

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Përmet

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Përmet

Një shtëpi në Përmet është shkrumbuar nga flakët. Dyshohet se shkak janë bërë dy të pastrehë të cilët vuajnë nga problemet mendore, që e kishin gjetur të pabanuar këtë shtëpi në katin e parë dhe ishin futur brenda.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Bajame" dhe gati 500 metra larg repartit zjarrfikës. Kanë qenë qytetarët e rastit ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e asaj çfarë kishte mbetur pa u djegur. 

Të gjitha objektet që ishin brenda u dogjën ndërkohë që të pastrehët të cilët vuajnë nga shëndeti mendor, u larguan në drejtim të paditur.

Banesa kishte kohë që ishte e pabanueshme nga të zotët për shkak të kontestimit të pronësisë së saj.