AKTUALITET, 13 Maj 2022, 19:17

Shkoi të takojë fëmijët, shqiptari arrestohet sapo mbërrin në Itali

Shkoi të takojë fëmijët, shqiptari arrestohet sapo

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi ka thyer urdhrin e dëbimit. 37-vjeçari u arrestua në vitin 2021 dhe u dëbua me vendim që të mos hynte më në Itali për pesë vjet.

Por, shqiptari është arrestuar dje nga Karabinierët e Casarsa della Delizia në shtëpinë e prindërve të tij në Valvasone.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte justifikuar para policisë se kishte ardhur në Itali për të parë tre fëmijët e tij të vegjël pasi e kishte marrë malli.

Shqiptari do të dalë nesër para gjykatës dhe aty do të vendoset nëse ai do të qëndrojë në arrest shtëpie ose të përfundojë në burg.