TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët e Partisë Socialiste të Shkodrës, ku spikat prezenca e Agron Çelës, i cili deri para pak ditësh ishte deputet i Partisë së Lirisë.
Rama e ka ulur Çelën në krah të tij, duke ia shfaqur publikut si "trofe" që ia ka rrëmbyer kundërshtarit, Ilir Meta.
Çela e bëri kalimin e bujshëm nga PL në PS, duke u gdhirë socialist edhe pse ka luftuar dhe marrë vota kundër Partisë Socialiste, me logon e LSI. Tashmë këto vota, po ia kalon si dhuratë Edi Ramës.
"SHKODRA NA BASHKON - Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit", shkruan kryeministri.
Agron Çela është një deputet mjaft i njohur në kohë fushatash elektorale në terren dhe ka arritur të fitojë disa herë mandatin e deputetit, por thuajse i panjohur gjatë sesioneve parlamentare, sepse nuk flet asnjëherë në Parlement dhe ka aktivitet publik minimal.
Fitorja e Bashkisë së Shkodrës, është objektivi më i madh i Partisë Socialiste, për shkak se është e vetmja bashki që socialistët nuk e kanë marrë asnjëherë dhe faktit që mbart simbolikë të veçantë, si një bastion i së djathtës. Afrimi i Çelës, shihet nga socialistët si një mënyrë për t'ju afruar fitores për herë të parë.


