AKTUALITET, 10 Janar 2023, 14:36

Pritet të merret i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, Mediu hyn në godinën e SPAK-ut i buzëqeshur (VIDEO)

Pritet të merret i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, Mediu

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku do t’i komunikohen dy akuzat për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak.

Sipas pamjeve të LSA, Mediu mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 13.30 dhe u fut në godinën e drejtësisë duke u buzëqeshur punonjësve të medias dhe policit roje, i shoqëruar nga dy persona.