TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK akuzon ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhur me tragjedinë e Gërdecit të ndodhur në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona, pas shpërthimit në fabrikën e demontimit të municioneve.
Mediu, të cilit iu komunikuan akuzat ditën e sotme në SPAK, thotë se është i pafajshëm dhe se ka vepruar në interes të sigurisë kombëtare.
"Akuzë e motivuar politikisht", e cilësoi ish ministri aktin e SPAK për ta vendosur zyrtarisht nën akuzë.
Ai deklaroi se akuza është e ngjashme me atë të vitit 2009 dhe se ka prapavijë politike.
"Këtë akuzë nuk e pranoj, jam i pafajshëm. Çështja e demontimit është çështje e sigurisë kombëtare. Në analizën e sigurisë kombëtare është bërë veprimi.
Jo vetëm nuk e pranoj akuzën, por kam të drejtën si çdo qytetar të kem një proces të rregullt dhe të pyetem.
Eshtë provuar se nuk ka asnjë kontakt apo interes specifik, përveç demontimi i municioneve si çështje e sigurisë kombëtare", tha ndër të tjera Mediu.
Shpërthimi në Gërdec ndodhi në 15 mars 2008, duke lënë të vdekur 26 persona dhe shumë të plagosur. Ish ministri Mediu, është zyrtari më i lartë që është vënë nën akuzë për shpërdorim detyre që lidhet me tragjedinë e Gërdecit.