AKTUALITET, 18 Tetor 2025, 12:06

Shkodër/ 54-vjeçari izraelit procedohet në gjendje të lirë, u kallëzua nga e reja për abuzim seksual në një hotel në Theth

Shkodër/ 54-vjeçari izraelit procedohet në gjendje të

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, banues në Izrael.

Sipas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, gjithashtu banore në Izrael, më datë 09 tetor 2025 ajo është abuzuar seksualisht nga i pandehuri në një hotel në fshatin Theth.

Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme hetimore.