TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi paraditen e sotme te Mbikalimi i Plepave.
Sipas informacioneve zyrtare, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy shoferët, si dhe tre pasagjerë të njërës makinë. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital.
Durrës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.