TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisari Rustem Dervishi, shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është pezulluar nga detyra pak orë pas publikimit të mesazheve tallëse ndaj një vajze mes tij dhe efektivëve të tjerë të policisë.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se për 30 ditë, Dervishi do të jetë i pezulluar nga detyra. Ndërsa, për efektivët e tjerë që bisedojnë me të dhe tallin një vajzë që është raportuar e zhdukur, thuhet se janë vënë nën hetim. Bëhet fjalë për efektivët Ina Nuku dhe efektivin Petrit Hala.
Të tre, siç u pa dhe në mesazhet e publikuara sot seksualizonin një vajzë që ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Ina: Çfarë viti prodhimi është shef?
Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket.
Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën WhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se: Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast. Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.