AKTUALITET, 17 Mars 2023, 17:03

Biseda skandaloze e policëve për të miturën e zhdukur, komentet seksiste të Ina Mukës që humbi gishtat te parlamenti dhe i puthi dorën Rama

Biseda skandaloze e policëve për të miturën e zhdukur,
Rama duke i puthur dorën Ina Nukës

Një skandal në radhët e Policisë së Shtetit është bërë publik ditën e sotme pas rrjedhjes së një bisede në aplikacionin ‘WhatsApp’ mes disa efektivëve të uniformave blu të cilët bënin komente seksiste ndaj një adoleshenteje e cila ishte raportuar si e larguar nga banesa.

Pas dërgimit të fotos së të resë, nga njëri prej tyre të cilit efektivët i referohen si “shefi”, një prej policeve që komenton është edhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit te Parlamenti pak vite më parë dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë.

Biseda skandaloze e policëve për të miturën e zhdukur,

Biseda skandaloze e policëve për të miturën e zhdukur,
Momenti kur humbi gishtat dhe takimi me Ramën

Nuka komenton menjëherë foton e së resë duke pyetur “çfarë vit prodhimi është shef?”, pyetje të cilës ai i përgjigjet me “model i fundit më duket”.

Biseda vijon më poshtë me komentet e policëve, ku njëri i drejtohet Nukës ta shohë të renë “nga parakolpi”, me efektiven që i përgjigjet “Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz”.

Më tutje i njëjti efektiv që komunikon me Nukën thotë se duhen pyetur punëtorët e një lokali që kishte kallëzim atë ditë, ndërsa Nuka përgjigjet duke thënë se subjekti, pra adoleshentja e humbur, “nuk lëviz nëpër ato zona” dhe se ka “drejtim të saktë me objektive të qarta për jetën”.

BISEDA E PLOTË:

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Efektivi: Shikoje Ina nga parakolpi

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që nuk nuk ka nevojë për kallauz!

Efektivi: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Efektivi: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën.