AKTUALITET, 17 Mars 2023, 17:51

Video/ Banorja e Tiranës hedh me gjakftohtësi qenin nga kati i 6-të, reagon policia

Video/ Banorja e Tiranës hedh me gjakftohtësi qenin nga kati i

Një video e tmerrshme është bërë virale në rrjetet sociale duke prekur kafshëdashës dhe jo vetëm.

Një banore, shikohet tek hedh qenin e saj nga kati i 6-të, ndërkohë që e gjithë ngjarja filmohet nga një tjetër banore e pallatit përballë, e cili i lutet agresores të mos e hedhë,

Pas thirrjev etë shumta të qytetarëve ka ardhur edhe reagimi nga Policia  ku deklaron se ka filluar hetimet për rastin dhe janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit".

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale "Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit".

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)